Lidhje

Shqipëri, fillon takimi Berisha-Rama


President office

President office

Edhe një përpjekje tjetër për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit

Në Tiranë filloi sonte takimi mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste në opozitë Edi Rama si një përpjekje për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Deri më tani mes demokratëve dhe socialistëve janë zhvilluar dy takime, në nivel të kryetarëve të grupeve parlamentare, për çështjen e presidentit. I pari u quajt i dështuar nga demokratët pasi socialistët shkuan në tryezë me propozimin që përveç çështjes së presidentit të trajtoheshin edhe cështjet e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare si dhe problemi i kufizimit të imunitetit. Socialistët tanimë janë tërhequr dhe sonte do të shkojnë për të diskutuar vetëm për cështjen e presidentit.

Takimi i dytë, i zhvilluar javën e shkuar, po ashtu përfundoi pa sukses. Një orë përpara nisjes së seancës për votimin e parë, demokratët hodhën në tryezë emrin e kandidatit të tyre, Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës Kushtetutese. Socialistët e kanë refuzuar duke e konsideruar një propozim të njëanshëm.

Takimi i sontëm zhvillohet gjithashtu pak përpara zhvillimit të raundit të dytë të votimit në parlament, nesër në orën 10.00. Koha, në dispozicion duket e shkurtër për të premtuar ndonjë rezultat konkret, megjithatë nga ecuria e këtyre bisedimeve, duket se do të varet shumë procesi i mëtejshëm për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Shqipërisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG