Lidhje

Shqipëri: Bujar Nishani emërohet Ministër i Brendshëm

  • Armand Mero
  • Tiranë

Shqipëri: Bujar Nishani emërohet Ministër i Brendshëm

Shqipëri: Bujar Nishani emërohet Ministër i Brendshëm

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha emëroi sot për në postin e ministrit të Brendshëm zotin Bujar Nishani që do të lerë ministrinë e Drejtësisë. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mëhilli

Zoti Nishani rikthehet në krye të ministrisë së Brendshme, të cilën e drejtoi nga viti 2007 deri në vitin 2009. Ai zë vendin e lënë bosh nga zoti Lulzim Basha, i cili u dorëhoq për t’u përfshirë në garën për kryetar bashkie të Tiranës.

Emërimi i tij duket se lidhet me faktin që vendi i ministrit të Brendshëm, institucioni që lidhet drejtpërdrejt me procesin zgjedhor, nuk mund të mbetej bosh. Ndërkohë që duket se zëvendësimet e tjera në kabinet, kryeministri Berisha do t’i kryejë pas zgjedhjeve të 8 majit.

Pa drejtuesin kryesor është ministria e Kulturës, ku edhe zoti Ferdinand Xhaferri dha dorëheqjen për të konkurruar për bashkinë e Durrësit, e pas lëvizjes së sotme të zotit Nishani edhe ministria e Drejtësisë.

Nuk përjashtohet mundësia që pas zgjedhjeve, kryeministri të kryejë edhe lëvizje të tjera në kabinetin e tij.







Të ngjashme

XS
SM
MD
LG