Lidhje

Shqipëri: Çelet Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Evropës Juglindore

  • Zëri Amerikës

Shqipëri: Çelet Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Evropës Juglindore

Shqipëri: Çelet Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Evropës Juglindore

Në Shqipëri u cel sot pasdite ministeriali i Mbrotjes së vendeve të Europës Juglindore, në të cilin përfaqësohen 16 vendeve të rajonit përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

Seanca plenare e takimit do të zhvillohet nesër dhe diskutimet e vendeve anëtare do të përqëndrohen në rolin e forcave të armatosura në emergjencat civile si dhe përcaktimi i një koncepti rajonal për këtë cështje.

Ndërsa gjatë pasdites së sotme kanë nisur takimet bilaterale mes përfaqësuesve të vendeve të ndryshme. Ministeriali i mbrojtjes i Europës juglindore lindi si një nismë në vitin 1996 dhe vendet e para anëtare të tij ishin Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Italia, Turqia, Bullgari dhe Maqedonia. Me kalimin e viteve, rreth i tyre u shtua me Greqinë, Rumaninë, Kroacinë, Slloveninë, Ukrainën e Bosnjë Hercegovinën. Mali i Zi dhe Serbia do të bëhen anëtare me të drejta të plota gjatë takimit të Tiranës, ndërsa Gjeorgjia dhe Moldavia marrin pjesë në rolin e vëzhguesit.

XS
SM
MD
LG