Lidhje

Shqipëri, nuk ndryshon çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët dhe bizneset


Shqipëri, nuk ndryshon çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët dhe bizneset
Shqipëri, nuk ndryshon çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët dhe bizneset

Në Shqipëri Enti Rregullator i Energjisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar çmimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët dhe bizneset.

Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje ku Enti shqyrtoi propozimet e të tre operatorëve të energjisë në vend, atë të Prodhimit, KESH, të transmetimit OSH dhe të shpërndarjes Cez, të cilit kishin propozuar një rritje të ndjeshme për vitin e ardhshëm, një rritje që mesatarisht shkonte në afër 12 përqind. Enti rregullator i energjisë ka mbajtur të pandryshuar dhe strukturën e përllogaritjes së cmimit ku për konsumin deri në 300 kilovat cmimi është më i ulët dhe një tarifë tjetër më e lartë parashikohet për konsumin mbi këtë nivel.

Ministri i Ekonomisë dhe energjitikës Ilir Meta e vlerësoi vendimin e sotëm si një vendim profesional që mbron konsumatorin.

XS
SM
MD
LG