Lidhje

Shqipëri, debat në parlament mbi sistemin energjetik


Në Shqipëri akti normativ i paraqitur nga qeveria për një garanci prej 50 milion eurosh për Korporatën energjitike, që ai të mund të importojë nxiti në parlament debate mbi situatën e vështirë të sisitemit energjitik.

Opozita deklaroi se me këtë garanci qeveria tejkalon kuotën prej 60 përqind të borxhit publik dhe se ajo po përpiqet të mbulojë gjendjen problemaike të krijuar nga privatizimi i operatorit të shpërndarjes i cili aktualisht kontrollohet nga kompania ceke Cez. I gjithë sistemi ka hyrë në një zinxhir borxhesh, duke e futur atë në krizë deklaroi deputeti socialist Erion Brace.

Ministri i Financave Ridvan Bode pranoi se kjo situate e vështirë është krijuar si pasojë e keqadministrimit të sistemit të shpërndarjes nga Cez e cila nuk ka respektuar kontratën, por ai tha se qeveria është e angazhuar që të garantojë furnizimin e qytetarëve. Autoriteti i Energjisë ndërkohë pritet të diskutojë javën e ardhshme propozimin për t'I hequr Cez-it licencën.



Për të lehtësuar sadopak situatën financiare te CEZ-it, permes aktit normativ qeveria bllokoi fondet për komunat dhe bashkitë të cilat administrojnë edhe ndërmarrjet e ujësjellsave që janë borxhlie ndaj Cez-it. Për opozitën një veprim I tille blokon aktivitetin normal të pushtetit vendor, por ministri Bode tha se ata duhet t'I kushtojnë vëmendje administrimit të ndërmarrjeve të ujësjellsave dhe të mos krijojnë borxhe.

XS
SM
MD
LG