Lidhje

Shqipëri, dhuna ndaj grave në krye të krimeve


Në Tiranë, veprimtaret e të drejtave të grave pohojnë se dhuna ndaj grave e vajzave u shtua këtë vit. Më shumë se gjysma e krimeve të ndodhura në Shqipëri janë akte dhune ndaj grave, e denoncuar prej vetë atyre. Veprimtaret e kësaj fushe, kërkojnë bashkëpunimin e gjithë faktorëve në zbatimin e ligjit kundër dhunës ndaj grave.

Treguesit e dhunës ndaj grave dhe vajzave këtë vit në Shqipëri janë të ngjashme me një bilanc lufte, pohojnë veprimtaret e kësaj fushe.

Mbi 3 mijë denoncime për dhunë janë regjistruar në polici dhe gjykata.

Dhuna në familje është shkaku kryesor me numrin më të madh të viktimave.

Gjendja e grave dhe vajzave vazhdon të mbetet kritike, dhe dhuna ndaj grave e vajzave ka marrë një përhapje të jashtëzakonshme, thotë drejtuesja e Aleancës Gjinore për Zhvillim Mirela Arqimandriti.

Bashkimi Ndër-Parlamentar e rendit Shqipërinë në vend të 68 nga 190 shteteve sa i takon pjesëmarrjes së grave në Parlament.

Ndërsa Indeksi Global i Hendekut Gjinor e renditi Shqipërinë në vendin e 83 nga 142 shtete, duke shënuar një përparim jo të pakët nga një vit më parënë fushat e shëndetësisë, arsimit, ekonomisë dhe politikë.

Megjithatë shifrat e dhunës këtë vit janë shumë shqetësues thotë Edlira Çepani, drejtuese e Rrjetit të Grave për Barazi në Vendimmarrje.

Njëkohësisht me pamjen e zymtë të dhunës, gratë këtë vit shtuan përfaqëesimin në pushtetin vendor.

Këtë vit rreth 35 për qind e antarëve janë gra në këshillat bashkiake dhe 9 gra bashkiake nga 61 bashki, dhe kjo besohet se do ta forcojë zërin e tyre dhe do ta ulë dhunën.

Gratë janë kryefamiljare në një numër të pakët, divorcet e tyre për shkak të dhunës jane ende të pakëta, por numri i përgjithshëm i personave të shfrytëzuar seksualisht janë gra e vajza në mbi 90% të rasteve.

Veprimtaret pohojnë se gratë dhe vajzat kanë nevojë për mbështetje të gjithanshme; konsulta juridike, mbrojtje fizike dhe krijimin e hapësirave më të mëdha në vendim-marrje që ato vetë të hartojnë politikat për një shoqëri më tolerante dhe më të qytetëruar.

XS
SM
MD
LG