Lidhje

Shqipëri, do të rishikohet puna për plotësimin e objektivave të BE

  • Armand Mero

Shqipëri, do të rishikohet puna për plotësimin e objektivave të BE

Shqipëri, do të rishikohet puna për plotësimin e objektivave të BE

Në Shqipëri komisioni parlamentar i Integrimit vendosi sot që së bashku me ministrinë e integrimit të punohet për rishikimin e planit të veprimit për plotësimin e 12 objektivave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Komisioni votoi në favor të njërit prej propozimeve të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, sipas së cilit Plani i Veprimit i rishikuar dhe procesi do të udhëhiqet nga kjo ministri e do të vëzhgohet nga Komisioni parlamentar. Brenda ditëve të ardhshme Ministria do të paraqesë kalendarin e punës dhe metodologjinë. Ato do të diskutohen së bashku me Komisionin në mënyrë që Plani i Veprimit të miratohet në fillim të vitit nga parlamenti për të marrë kështu edhe një veshje politike, sic u shpreh kryetari i Komisionit Ditmir Bushati.

Takimi i sotëm erdhi pas një letre të dërguar javën që shkoi nga drejtori i Përgjithshm i Zgjerimit Stefano Sanino i cili propozonte rifreskimin e këtij Plani dhe informimin e Komisionit Europian, për të gjitha hapat në mënyrë që të mbikqyrej më lehtë progresi i këtij procesi. Komisioni ka përcaktuar që prej vitit të shkuar 12 objektivat që Shqipëria duhet të përmbushë për të marrë statusin e vendit kandidat, i refuzuar dy herë radhazi.

XS
SM
MD
LG