Lidhje

Shqipëri: Edi Rama, Ilir Meta takohen për procesin e zgjedhjes së Presidentit


Në Shqipëri kryetari socialist Edi Rama dhe ai i Lëvizjes socialiste për Integrim Ilir Meta u takuan sot sërish pas disa vitesh konfikti të hapur mes tyre, për të diskutuar rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Një takim të cilin zoti Rama e cilësoi si pjesë e dialogut edhe me kundërshtarët politik.
Të dy vlerësuan në përfundim të bisedimeve se zgjedhja e Presidentit është një proces mjaft i rëndësishëm edhe për hapat e mëtejshëm të integrimit europian dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.
Ndërkohë po sot ish udhëheqësi socialist Fatos Nano, i vetkandiduar në garën për kreun e Shtetit, vazhdoi bisedimet me përfaqësuesit e partive parlamentare. Ai u takua me kryetarin Republikan Fatmir Mediu për t’i paraqitur platformën e tij.

XS
SM
MD
LG