Lidhje

Shqipëri, Gjykata e Lartë cakton 3 ekspertë për procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës

  • Armand Mero

Shqipëri, Gjykata e Lartë cakton 3 ekspertë për procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës

Shqipëri, Gjykata e Lartë cakton 3 ekspertë për procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës

Në Shqipëri Kolegji penal i gjykatës së Lartë i cili ka në dorë procesin ndaj ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta i akzuar për korrupsion, pas publikimit të një video sipas së cilës ai ofronte ryshfete në këmbim të një licence, caktoi sot tre ekspertë vendas për ekspertizën e materialit filmik.

Gjykata e lartë kishte hedhur poshtë më parë ekspertizën e kryer për llogari të prorkurorisë së Përgjithshme nga dy ekspertë të huaj, një amerikan dhe një anglez. Në të vërtetë gjyqtarët e kolegjit penal ishin ndarë mes tyre në vlerësimin e kësaj ekspertize dhe vetëm me shumicë votash kaloi vendimi sipas të cilit prokuoria kishte shkelur procedurat.

Ekspertët e caktuar sot nga gjykata janë Artur Rrahmani ekspert kriminalist në qendrën shkencore të mbrojtjes së individit, Ermal Beqiri drejtor i teknologjisë së informacionit në universitetin e Tiranes si dhe e pedagog informatike në një universitet privat. Nga i njejti universitet është dhe eksperti i tretë Ardian Pollo shefi i departamentit të elektronikes. Ata duhet të vërtetojnë autenticitetin e materialit filmik dhe përmbajtjen e bisedës. Zoti Meta ka deklaruar gjithnjë se videoja është sipas tij e manipuluar, ndërkohë që ekspertët e huaj të prokuorisë e kishin rrëzuar një variant të tillë.

XS
SM
MD
LG