Lidhje

Shqipëri: Ekspertët ndërkombëtarë thonë se kufizimi i imunitetit arrihet përmes ndryshimeve kushtetuese

Në Shqipëri, ekspertë ndërkombëtarë të dy projekteve të Bashkimit europian thanë sot se kufizimi i imuniteteve mund të realizohet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ekspertët e Misionit Euralius, për asisitencën ligjore dhe të projektit PACA, të luftës kundër korrupsionit propozuan disa variante për çështjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve.

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi nga ana e tij mbrojti një ide të Komisionit të Venecias të disa viteve më parë sipas të cilit kufizimi i imunitetit për deputetët mund të realizohet edhe pa ndërhyrje në kushtetutë.

Përfaqësuesi i opozitës Fatmir Xhafa, por edhe ai i Gjykatës së Lartë si dhe prokurorja e Përgjithshme Ina Rama vlerësuan se kufizimi i imunitetit mund të realizohet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.

XS
SM
MD
LG