Lidhje

Shqipëri: Gjykata Kushtetuese i heq mandatin deputetit socialist Ilir Beqja

  • Armand Mero

Shqipëri: Gjykata Kushtetuese i heq mandatin deputetit socialist Ilir Beqja

Shqipëri: Gjykata Kushtetuese i heq mandatin deputetit socialist Ilir Beqja

Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese vendosi sot t’i heq mandatin deputetit socialist Ilir Beqja pas kërkesës së paraqitur nga Partia Demokratike për shkelje të Kushtetutës.

Gjykata e ka gjetur të drejtë pretendimin e ngritur nga demokratët se në nëntor të vitit 2009 deputeti Beqja kishte përfituar përmes një kompanie në të cilën ishte ortak, një tender nga Bashkia e Durrësit për instalimin e disa sistemeve elektronike, ndërkohë që Kushtetua ndalon që deputetët të përfitojnë nga fondet publike. Zoti Beqja kishte kundërshtuar me argumentin se në atë kohë ai ende nuk kishte bërë betimin si deputet dhe për pasojë sipas tij, mandati parlamentar nuk kishte hyrë në fuqi. Zoti Beqja u zgjodh në zgjedhjet e qershorit 2009 në zonën e Shkodrës. Tani vendin e tij do ta zërë, një deputete po e këtij qarku, e cila e pasonte atë në listën e kandidatëve të opozitës.

Po sot parlamenti rrëzoi një tjetër kandidaturë për anëtare të Gjykatës së Lartë të paraqitur nga presidenti Bamir Topi. Manjola Bejleri nuk mori votat e së djathtës sipas të cilëve ajo nuk përmbushte kriteret. Komisioni i ligjeve është shprehur ndërkohë kundër edhe tre emrave të tjerë të propozuar nga kreu i Shtetit për në Gjykatën Kushtetuese.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG