Lidhje

Shqipëri, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e ekspertëve


Shqipëri, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e ekspertëve
Shqipëri, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e ekspertëve

Në Shqipëri, Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë për përjashtimin e ekspertëve të caktuar për videon mbi të cilën është ngritur procesi gjyqësor ndaj ish zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion.

Sipas prokurorëve, të tre ekspertët e zgjedhur nuk kanë njohuritë e duhura për të kryer ekspertimin që kërkohet nga gjykata. Edhe në kurrikulumet e paraqitura prej tyre pranë gjykatës nuk konstatohet që ata të kenë kryer më parë ekspertime të tilla apo të kenë liçencat e posaçme.

Por trupi gjykues i mbledhur më pas nuk e pranoi këtë kërkesë dhe vijoi me caktimin e detyrave që duhet të realizojnë ekspertët që nga autenticiteti i videos, vërtetësia e bisedës dhe aspekte të tjera teknike. Prokuorët shfaqën shqetësim për faktin se në orën kamera me të cilën është regjistruar video ndodhet edhe një material tjetër filmik që është pjesë e procesit ndaj ish ministrit të ekonomisë Dritan Prifti dhe kërkuan që ajo të mos u jepej ekspertëve, por sërish gjykata e rrëzoi edhe këtë kërkesë.

Vlerësimi i ekspertëve shqiptarë do të jetë vendimtar për ecuirinë e procesit ndaj zotit Meta, i cili ka këmbëngulur në variantin se materiali video është manipuluar. Dy ekspertë të huaj e kishin vlerësuar më parë si autentike videon dhe përmbajtjen e saj.

XS
SM
MD
LG