Lidhje

Shqipëri, tërhiqet nga votimi ligji për Gjykatën e Lartë


Tërheqja u bë pasi opozita e kushtëzoi votën në favor me zgjidhjen e problemit të drejtimit të qarkut të Fierit

Në Shqipëri, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli tërhoqi nga votimi në momentet e fundit ligjin për Gjykatën e Lartë pasi opozita këmbënguli të mos jepte votën e saj në favor.

Ndryshimet për gjykatën e lartë kërkojnë një shumicë prej tre të pestat, e për pasojë detyrimisht dhe mbështetjen e opozitës e cila e ka kushtëzuar votën e saj me zgjidhjen e problemit të drejtimit të qarkut të Fierit. Sipas opozitës është e pakuptimtë të flitet për ligje për Drejtësinë kur shumica nuk I zbaton vendimet e saj. Socialistët thanë se ka vendime të të gjitha shkallëve të gjyqësorit që janë shprehur në favor të tyre për këtë cështje.

Ndërsa demokratët në pushtet akuzuan opozitën se po përdor prekste për të bllokuar procesin e integrimit të vendit, dhe se me problemin e qarkut të Fierit kërkon të bëjë pazare në kurriz të një cështjeje madhore sic është ajo marrjes së statusit kandidat. Debatet mes palëve po zhvillohen të ashpra prej disa ditësh.

Miratimi i ndryshimeve në ligjin për Gjykatën e Lartë është kërkuar haptazi edhe nga komisioni europian, përpara publikimit me 10 tetor të raportit të tij të vlerësimit për Shqipërinë
XS
SM
MD
LG