Lidhje

Shqipëria bllokon importet e shpendëve të gjallë nga Greqia


Ministria e Bujqësisë bllokoi në pikat kufitare importimin e shpendëve të gjallë nga Greqia.Vendimi pritet të jetë në fuqi për një afat dy javor deri në verifikimin e origjinës së shpendëve që importohen. Urdhëri i Ministrit shqiptar të Bujqësisë Edmond Panariti erdhi pas publikimeve në emisionin investigativ “Fiks Fare” në Top Channnel, të fakteve se si pulat për skartim në Greqi përfundonin në tregun shqiptar të konsumatorëve.

Pulat e skartimit për shkak të vlerave të kufizuara ushqimore të mishit nuk përdoren për konsumatorët. Madje ,prej vitit 2005, Shqipëria ka bllokuar edhe importet e shpendëve të gjalla për skartim, pas problemeve që u shfaqën në tregun shqiptar me cilësinë e mishit të shpendëve që importohej.

Shqipëria realizon rreth 15 % të importeve të mallrave ushqimorë nga Greqia, përfshi edhe produktet shtazore të cilat kanë një praktikë rigoroze kontrolli nga shërbimet veterinare në kufi përpara se të zhdoganohen.

XS
SM
MD
LG