Lidhje

Kërkohet referendum për importin e plehrave


Gjykata Kushtetuese filloi procedurat për kërkesën e një grupi ambjentalistësh për referendum mbi këtë temë

Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese nisi sot procedurat për kërkesën e një grupi aktivistësh të të drejtave të njeriut dhe ambientalistësh për organizimin e një referendumi për ndalimin e importit të mbetjeve

Debati per importin e plehrave ka nisur që në vitin 2011 kur parlamenti miratoi një ligj të ri për trajtimin e mbetjeve urbane në të cilin ishin përfshirë edhe dy nene që lejonin importimin e tyre për qëllime riciklimi. Ambientalistët i kundërshtuan me forcë këto dy nene duke argumentuar se Shqipëria nuk ka mundësitë për kontrollet e nevojshme dhe se vendi sipas tyre mund të rrezikojë të kthehet në një destinacion për mbetjet e rrezikshme. Por sipas qeverisë, ligji është hartuar në përputhje me standartet europiane dhe janë vetëm 25 lloje mbetjesh që lejohet të hyjnë për qëllime riciklimi.

Në fillim të vitit të shkuar të grupuar në Aleancën kundër importit të Plehrave, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe ambientalistët mblodhen mbi 60 mijë firma, duke dorëzuar kërkesën për referendum. GJykata ka kohë 60 ditë për të vendosur, dhe më pas, nëse pranon kërkesën për referendum, i takon presidentit të vendit që brenda 45 ditësh të shpall datën. Por edhe nëse gjykata do të jetë në favor, referendumi nuk do të mund të zhvillohet përpara dhjetorit të ardhshëm, pasi 6 muaj para skadimit të afatit të parlamentit dhe tre muaj pas mbledhjes së parlamentit të ri nuk mund të mbahen referendume.
XS
SM
MD
LG