Lidhje

Shqipëri, ndahet nga jeta publicisti dhe përkthyesi i njohur Ardian Klosi

  • Armand Mero

Në Shqipëri u nda nga jeta, pasi u vetvar në banesën e tij publicisti dhe përkthyesi i njohur Ardian Klosi, i cili prej kohesh vuante nga një gjendje e rënduar psikologjike.

Publicisti Klosi, i dha fund jetës mbrëmë, pasi kish tentuar edhe dy herë të tjera më parë të vriste veten përmes mbidozave të ilaceve. Përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës por edhe personalitete të njohur të botës së kulturës dhe shoqërisë civile shprehën sot trishtimin për humbjen e parakohshme të zotit Klosi.

Presidenti Bamir Topi do të shprehej për një humbje të pazëvendësueshme për mbarë shoqërinë, e cila sot, sic thekson ai, më tepër se kurrë ka nevojë për intelektualë të mirëfilltë dhe zëra të pavarur e të guximshëm. Në mesazhin dërguar familjes kryeministri Sali Berisha shprehet se ndarja nga jeta e zotit Klosi është një humbje e madhe për letrat , publicistikën dhe shoqërinë civile shqiptare. Ndërsa kryetari socialist, një mik i vjetër i tij, do te shkruante ne blogun e tij se "Iku natën një mik i shtrenjtë i këtij vendi, që refuzoi të bashkëjetojë me vulgaritetin”.

Përvec kontributit në publicitikë, Ardian Klosi ka lënë gjurmë edhe në përkthime, në botimin, së bashku me autorë të tjerë, të një fjalori gjermanisht-shqip si dhe në disa beteja të shoqërisë civile, vecanërisht në cështjet e mjedisit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG