Lidhje

Shqipëri: Kolegji zgjedhor pezullon ankimimin e PS për vendimin e KQZ-së


Shqipëri: Kolegji zgjedhor pezullon ankimimin e PS për vendimin e KQZ-së
Shqipëri: Kolegji zgjedhor pezullon ankimimin e PS për vendimin e KQZ-së

Në Shqipëri shqyrtimi nga ana e kolegjit zgjedhor të ankimimit të Partisë Socialiste për vendimin e ndërmjetëm të marrë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i cili i hapi rrugën rinumërimit të fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara, u pezullua.

Socialistët preferuan që kjo cështje të shqyrtohet në ankimin tjetër të bërë prej tyre për vendimin përfundimtar të komisionit. Ndërkohë, opozita është ankuar edhe në Komisionin Qëndror për tabelat e rezultateve të njësisë 5 në Tiranë si dhe tabelat përfundimtare për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. NGa ana e saj partia demokratike ka paraqitur një kërkesë për verifikimin e të gjithë fletëve të votimit të kontestuara ne kryeqytet.

XS
SM
MD
LG