Lidhje

Shqipëri, komuniteti homoseksual organizon Festivalin e Diversitetit

  • Armand Mero

Në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, komuniteti homoseksualëve në Shqipëri organizoi sot në një nga sheshet në qendër të kryeqytetit Festivalin e Diversitetit.

Një numër i madh ambasadorësh ishin të pranishëm në këtë aktivitet, për ti dhënë mbështetje këtij komuniteti i cili përballet me vështirësi të shumta për shkak të një mentaliteti të fortë konservator. Disa qindra metra larg vendit ku u cel Festivali i diversitetit, përfaqësues të komunittit mysliman ishin mbledhur në shenjë mospajtimi dhe në mbrojtje të vlerave të familjes, moralit dhe jetës të cilat sipas tyre cënohen nga homoseksualizmi.

Prej disa javësh në Shqipëri, idea e organizimit të një parade të homoseksualëve shkaktoi debate të shumta të cilat kulmuan me deklaratën e zëvendësministrit të Mbrojtjes dhe kryetarit të partisë së Legalitetit Ekrem Spahia i cili përdori tone të forta kundërshtuese.

Ditët e fundit zoti Spahia u bë sërish protagonist kur kërkoi që ambasadori hollandez në Shqipëri të shpallej “persona non grata” pas komenteve të tij se deklaratat kundër homoseksualizmit janë shenje injorance. Sërish kryeministri Sali Berisha u detyrua të distancohet nga qëndrimet e zotit Spahia duke i quajtur ato të papranueshme, ndërkohë që reagime pati edhe nga përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG