Lidhje

Shqipëri, KQZ vazhdon verifikimin e votave në kutitë e gabuara

  • Armand Mero

Shqipëri, KQZ vazhdon verifikimin e votave në kutitë e gabuara

Shqipëri, KQZ vazhdon verifikimin e votave në kutitë e gabuara

Në Shqipëri, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vazhdoi sot pasdite verifikimin dhe numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara, ndërsa gjatë paradites sërish deputetë socialistë dhe përkrahës të tyre protestuan para godinës së Komisionit.

Rifillimi i numërimit të fletëve të votimit që i shtohen rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë u shoqërua sërish me debate mes përfaqësuesve të palëve në komisionin qëndror mbi ligjshmërinë e procedurave që po ndiqen.

Në raportin post zgjedhor të Odihr-it u vlerësua se baza ligjore mbi të cilën po vepron Komisioni është e paqartë.

Sot u shtuan edhe 20 kuti të tjera të cilat do të hapen ne vazhdim gjatë mbledhjes pasdite vonë. Kandidati demokrat Lulëzim Basha vazhdon të jetë në krye me një diferencë prej 79 votash ndaj kandidatit të opozitës Edi Rama.

Gjatë paraditës, edhe sot u zhvillua e qetë protesta e deputetëve dhe e përkrahësve të opozitës, ku folësit denoncuan edhe një herë sipas tyre shkeljen flagrante të ligjit dhe përpjekjen për të ndryshuar në tavolinë rezultatin, i cili, sipas socialistëve ka nxjerrë fitues kryetarin e tyre Edi Rama.

XS
SM
MD
LG