Lidhje

Shqipëri: Kryeministri Berisha shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura nga moti i keq

  • Mirela Milori

Shqipëri: Kryeministri Berisha shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura nga moti i keq

Shqipëri: Kryeministri Berisha shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura nga moti i keq

Kryeministri Sali Berisha shpalli gjendjen e fatkeqsisë natyrore në zonat e prekura nga moti i keq në veri dhe verilindje të Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Berisha paraqiti përpara ministrave të kabineti të tij situatën e gjendjes në këto zona ku veçoi si më të prekurat qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit, Librazhdit dhe Korçës .

Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore ka të bëjë me përcaktimin e ndërhyrjes së ushtrisë për të ndihmuar qaraqet problematike si edhe zhbllokimin e rrugëve dhe akseve kombëtare që janë bllokuar nga bora.

“Në qendër të përpjekjeve tona do të jetë jeta dhe shëndeti i qytetarëve “ tha zoti Berisha, i cili i bëri thirrje edhe organizmave të pushtetit vendor për të ndërhyrë në përmirësimin e situatës.

Vendimi i qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqsisë natyrore në zonat e prekura nga moti i keq erdhi pas vizitës së sotme të kryeministrit shqiptar në rrethin e Kuësit.

Në mbledhejn e sotme të qeverisë, foli edhe ministri i brendshëm Bujar Nishani i cili kryeson shtabin e emergjencës civile, të krijuar pak ditë më parë për t’u ardhur në ndihmë zonave të bllokuara nga rreshjet e mëdha të borës. Zoti Nishani pasqyroi në mënyrë më të detajuar situatën në zonat e prekura nga rreshjet e dëborës.

XS
SM
MD
LG