Lidhje

Prokuroria, heqje mandati për dy kryebashkiakë të tjerë


Prokuroria i kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, heqjen e mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Poliçanit Artur Zotkajt dhe Kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

Prokurori i Përgjithshëm Adritiak Llalla tha sot gjatë një analize të punës së Prokurorisë së Gjirokastrës se kërkesa vjen në kuadër të ligjit të dekriminalizimit pasi rezulton sipas Prokurorisë se dy Kryetarët e Bashkisë nuk kanë deklaruar dënime që përfshihen në sferën e ndalimit për ushtrimin e funksionit.

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar procedim për fallsifikim dokumentash ndaj të dy kryebashkiakëve.

Dhjetorin e vitit të shkuar pas kërkesës së Prokurorisë Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve i hoqi manadatin deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami si dhe Kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi.

XS
SM
MD
LG