Lidhje

Bashkëpunim Shqipëri-Mal i Zi


Shqipëria dhe Mali i Zi nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit për menaxhimin e asistencës teknike, për Programin i ri Ndërkufitar IPA 2014-2020. Memorandumi u nënshkrua në Tiranë nga Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha dhe Kryenegociatori për Malin e Zi, ambasadori Aleksandar Pejoviç.

Programi i ri ndërkufitar u miratua nga Komisioni Europian në dhjetor të vitit 2014. Objektivi i përgjithshëm i Programit të ri nderkufitar IPA 2014-2020 është të nxisë një zhvillim më të ekuilibruar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm social-ekonomik të zonës ndërkufitare. Programi parashikohet të kontribuojë në nxitjen e punësimit, përfshirjen sociale dhe kulturore në të gjithë zonën e përbashkët kufitare.

Në sajë të marrëveshjes së firmosur, palët marrin përsipër bashkëpunimin për mbarëvajtjen e programit, në mënyrë që objektivat e tij të përmbushen me një menaxhim efektiv të fondeve të BE-së për zhvillimin e zonave të përfshira në program dhe përfshirjen e komuniteteve lokale.

Tre ditë më parë, më 15 shkurt, në Shkodër, në prani të Ministres Gjosha, përfaqësuesve të palës malazeze dhe të delegacionit të Bashkimit Europian, u zhvillua ceremonia e mbydhjes së Programit Ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi për vitet 2007-2013. Në këtë takim, Programi ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi u vlerësua si ndër më të rëndësishmit, ku marrin pjesë të dy vendet fqinjë dhe si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për anëtarësimin në BE.

XS
SM
MD
LG