Lidhje

Zbulohen vatra masive me marijuanë në Tepelenë


Policia e Gjirokastrës tha se ka zbuluar vatra masive të mbjella me marijuanë në zonat malore të Tepelenës. Rreth 11.000 bimë narkotike janë shkatërruar në zonë e fshatit Nivicë të Kurveleshit në një terren natyror vetem gjate dites se sotme. Policia tha se sipërfaqet janë hapur së fundi dhe janë kultivuar me bimët narkotike.

Sipërfaqja e mbjellë ne Kurvelesh është më e madhja e zbuluar këtë vit dhe sjell përmasat e vatrave të mbjella me narkotikë në Lazarat të Gjirokastrës , gjatë viteve të shkuara. Policia thotë se po heton për kultivuesit por nuk ka kryer arrestime.

Një vit më parë policia u përball në këtë zonë me një grup të armatosur që kontrollonte zonat e mbjella me marijuanë. Gjatë gjithë këtyre ditëve policia ka shkatërruar vatra të vogla me narkotikë të cilat pothuajse janë përhapur në të gjitha zonat e Qarkut të Gjirokastrës që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin. Policia nuk po gjen bashkëpunimin e strukturave vendore të cilat janë në fazën e ristrukturimit pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG