Lidhje

Furnizimi me gaz i Shqipërisë


Në Tiranë ministria e Ekonmisë firmosi sot marrëveshjen për furnizimin me gaz me një prej kompanive të konsorciumit që drejton projektin e gazsjellësit Tap i cili parashikon furnizimin me e Europës nga Azerbajxhani, përmes kalimit nga Greqia, Shqipëria dhe Italia

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri shqiptar i Ekonomisë Edmond Haxhinato che përfaqësuesi i kompanisë zvicerano Axpo e cila kohët e fundit bleu aksionet e kompanisë Egl, një nga themelueset e projektit Tap. Kjo marrëveshje e cila do të pasohet edhe nga marrëveshjet me pjestarët e tjerë të Tap-it e më pas mes qeverisë së Tiranës dhe vetë konsorciumit, parashikon furnizimin me gaz të Shqipërisë në rast të realizimit të projektit.

Marrëveshja është pjesë e hallkave proceduriale që nevojiten të përmbushen përpara se në mesin e këtij viti, të merret vendimi përfundimtar nga konsorciumi që zotëron fushën e Shah Denizit në Azerbajxhan, prej nga do të niset gazi që do të shkojë drejt Europës.
Projekti tjetër konkurrent është ai Nabucco West, i cili parashikon kalimin ne një sërë vendesh të Europës lindore me destinacion final Austrinë.

Pjesmarrësit e konsoriumit të këtij projekti kanë njoftuar se pas pak ditësh pritet të nënshkruajnë në Vjenë një marrëveshje për kalimin e 50 përqind të aksioneve të tyre në zotërim të konsorciumit të Shah Denizit në Azerbajxhan.
XS
SM
MD
LG