Lidhje

Shqipëri: Ministri i Mbrotjes revokon emërimin e Komandantit të Forcës Detare


Në Shqipëri ministri i mbrojtjes Arben Imami revokoi sot emërimin e komandantit të Forcës Detare Ferdinand Kreshpani, të firmosur prej tij në janar të këtij viti.

Vendimi i sotëm i ministrit erdhi pasi përfaqësuesit e opozitës në parlament ngritën shqetësim për këtë emërim, i cili sipas kushtetutës është kompetencë e Presidentit të Republikës.

Njoftimi për revokimin e emërimit Ministri i Mbrotjes e bëri përmes një letre dërguar presidencës e cila kishte kërkuar sqarime për këtë rast

XS
SM
MD
LG