Lidhje

Shqipëri: Çështja e imuniteteve mbetet burim debatesh


Opozita socialiste nis takimet me qytetarët

Partia Socialiste bëri sot të ditur fillimin e një fushate 300 ditore takimesh me qytetarët për të shpjeguar programin e saj deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari i ps, edi rama, tha sot në një konfrencë shtypi se opozita do të shumëfishojë komunikimin me publikun e gjerë për të shpjeguar projektet e saj për 10 muaj rresht deri në qershorin e vitit të ardhshëm, kur edhe pritet të mbahen zgjdhjet e përgjithshme.


Fushat që PS do të përqëndrojë komentet e veta janë ekonomia, punësimi, çështjet sociale, drejtësia, siç tha zoti rama, ditë për ditë, 300 ditë resht derisa shqiptarët të thirren për të votuar. Ai dha komente edhe për fillimin e punimeve të parlamentit të hënën, duke theksuar se PS nuk është kundër kufizimit të imuiteteve të zyrtarëve.

Kryeministri Sali Berisha tha se deputetët të shumicës do të dorëzojnë në parlament një kërkesë për referendum, sepse socialistët nuk e votuan dhe nuk duan ta votojnë prej 10 vjetësh heqjen e imuniteteve për të fshehur korrupsionin e tyre.

Ndërsa kryetarja e parlamentit, jozefin topalli, tha se qëllimi është një shqipëri pa imunitet, pavarësisht nga rrugët e ndryshme parlamentare që pd i ka ndjekur qysh nga 2003, kur ishte në opozitë.

Heqja apo kufizimi i imunteteve është shndërruar në një temë kryesore debati mes forcave politike për shumë javë, e cila kulmoi në seancën parlamentare të 6 gushtit kur nuk u arrit të votohej një projekt-ligj për heqjen e këtyre imuniteteve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG