Lidhje

Shqipëri, opozita propozon një pakt me shumicën për integrimin europian

  • Armand Mero

Shqipëri, opozita propozon një pakt me shumicën për integrimin europian

Shqipëri, opozita propozon një pakt me shumicën për integrimin europian

Në Shqipëri Partia socialiste propozoi sot atë që e quajti “një pakt për Europën”, një paketë me 10 pika të cilat i paraqiten shumicës për të përshpejtuar procesin e integrimit europian të vendit, siç saktësoi kryetari Edi Rama. Pakti propozon nisjen e menjëhershme të punës për reformën në parlament dhe reformën zgjedhore, zgjedhjen konsensuale të figurave partiake në krye të institucioneve kushtetuese, ndërhyrjet në kushtetutë dhe kufizimin e imunitetit, deri te kërkesa që palët duhet t’i drejtojnë Prokuorisë së Përgjithshme për hetimin e ngjarjeve të 21 Janarit me angazhimin se do ta mbështesin plotësisht zbardhjen e saj. Nga shumica nuk ka ende nje reagim ndj propozimeve te sotme te socialisteve.

XS
SM
MD
LG