Lidhje

Shqipëri: Opozita socialiste po përgatit protesta të reja


Shqipëri: Opozita socialiste po përgatit protesta të reja
Shqipëri: Opozita socialiste po përgatit protesta të reja

Opozita socialiste po përgatitet për të mbajtur tubime të reja proteste, ndërkohë që pret hetimin parlamentar të zgjedhjeve të kaluara. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha sot se transparenca e zgjedhjeve dhe e qeverisjes është në krye të axhendës opozitare. "Objektivi është largimi i qeverisë, për sa kohë qeveria nuk i hap rrugë transparencës" - tha ai në një takim me gazetarët.

Zoti Rama tha se opozita i ka paraqitur koalicionit qeveritar projektin e vet të bashkëpunimit për hetim të materialeve zgjedhore, në pritje të komentit të Komisionit të Venecias për fletët e votitmit, dhe pas kësaj të nisë reforma zgjedhore. "Dhe ndërkohë që oferta është në tavolinë për pushtetin, opozita ka filluar përgatitjet intensive për fazën e re të betejës" - tha ai.

Kryetari i Partisë Socialiste nuk pranoi të komentojë për raportin e fundit të OSBE-së mbi Shqipërinë kur u pyet për pjesët e opozitës, duke theksuar se ai raport nevojitet të shihet në tërësi. Ai tha se PS nuk do t'i bashkohet asnjë nisme të koalicionit qeveritar për ligje apo reforma, të cilat nuk paraprihen nga garantimi i transparencës.

Koalicioni qeveritar nga ana tjetër ka ofruar gadishmërinë për hetim të materialeve zgjedhore nga një komision të kryesuar dhe në shumicë të opozitës. Kryeministri Sali Berisha deklaroi në parlament se shumica parlamentare është e gatshme për cdo lloj hetimi, përvec cështjeve të cilat janë trajtuar me vendim të gjykatave.

XS
SM
MD
LG