Lidhje

Shqipëri, opozita sulmon ndryshimet në buxhet të paraqitura nga qeveria

  • Armand Mero

Shqipëri, opozita sulmon ndryshimet në buxhet të paraqitura nga qeveria

Shqipëri, opozita sulmon ndryshimet në buxhet të paraqitura nga qeveria

Në Shqipëri opozita sot sulmoi sërish ndryshimet në buxhet të paraqitura nga qeveria. Kryetari socialist Edi Rama deklaroi se sipas tij këto ndryshime nuk e zgjidhin krizën që sipas opozitës ka mbërthyer ekonominë shqiptare.

Opozita është e bindur se situata ekonomike në vend po shkon drejt përkeqësimit dhe se sipas saj qeveria nuk dëshiron të përballet me të.

Gjatë një konference për shtyp kryetari socialist Edi Rama tha se kriza ka kapur çdo sektor e se qeveria refuzon të bëjë publike të dhënat e vërteta ekonomike. Ashtu siç ka deklaruar edhe më parë opozita këmbëngul se borxhi publik që sot llogaritet në afër 60 përqind të prodhimit të brendshëm bruto është shumë më i lartë pasi aty nuk janë përfshirë detyrime të shumta që qeveria ka ndaj biznesit apo kompanive të tjera, tha zoti Rama.

Ndryshimet në buxhet u miratuan mbrëmë vetëm me votat e shumicës, pas një debati afër 13 orësh. Ministri i Financave Ridvan Bode, duke ju kundërpërgjigjur akuzave të opozitës u shpreh se ajo po shtrembëron të dhënat. Zoti Bode iu referua më pas vlerësimeve të institucioneve ndërkombëtare për ekonominë shqiptare dhe vlerësimit të faktit që ajo vazhdoi të ruajë rritjen pozitive.

Qeveria synon që me ndryshimet në buxhet, shkurtimin drastik të 25 përqind të investimeve, të ulë nivelin e deficitit dhe të reduktojë progresivisht borxhin publik, si një lëvizje për t'i dhënë frymë sipërmarrjes private.

XS
SM
MD
LG