Lidhje

Shqipëri: Gjendja e sistemit energjitik, debate në parlament


Parlamenti debatoi sot mbi vështirësitë e sistemit energjitik të Shqipërisë. Opozita i gjeti shkaqet tek keqmenaxhimi i kompanive të këtij sektori. Ndersa deputetët e shumicës thanë se vështiresitë kanë ardhur nga tregjet, kriza dhe thatësira. Analistë të pavarur mendojnë se humbjet në rrjet po shtohen dhe gjendja nuk përmirësohet duke fajësuar njeri tjetrin.

Opozita dhe shumica debatuan sot me tone të ashpra për situatën energjitike të vendit, duke marrë shkas nga një ligj për sigurinë e digave të hidrocentraleve. Deputetët e Partisë Socialiste shfrytëzuan rastin për të diskutuar mbi vështirësitë në sektorin energjitik dhe mënyrën se sip o menaxhohen kompanitë KESH e prodhimit dhe CEZ e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Deputetët e Partisë Demokratike theksuan se qysh nga viti 2005 kur PD erdhi në pushtet energjia elektrike nuk ka munguar asnjë cast në banesa dhe në biznese, ndërkohë që po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme për rritjen e cilësisë së shërbimit, uljen e humbjeve të energjisë në rrjet, dhe sigurimin e digave të hidrocentraleve.

Përtej debateve politike, analistët e ekonomisë mendojnë se situata energjitike e Shqipërisë është e vështirë dhe komplekse, si në energjinë elektrike ashtu edhe në karburante, dhe duhet trajtur me kujdes nga të gjithë faktorët.

Sipas studiuesve të ekonomisë, humbjet e energjisë në rrjet janë rritur përsëri, dhe kjo është një vështirësi më shumë në rrjetin energitik, krahas faturave të papaguara dhe keqmenaxhimit të kompanive shtetërore apo rpivate të kësaj fushe të rëndësisë së vecantë.

XS
SM
MD
LG