Lidhje

Shqipëri: Parlamenti miraton paketën fiskale

  • Armand Mero

Shqipëri: Parlamenti miraton paketën fiskale

Shqipëri: Parlamenti miraton paketën fiskale

Në Shqipëri parlamenti miratoi sot me votat e shumicës demokrate paketën fiskale e cila parashikon ndryshime në disa prej taksave

Paketa e re propozon përgjysmimin e akcizës për birrën vendase dhe uljen në një masë më të vogël të asaj të importit, ndërkohë që në rritje është akciza për disa produkte nafte që përdoren nga industria.

Një nga masat më të rëndësishme sipas qeverisë është heqja e detyrimeve doganore për importin e lëndëve të para për industrionë e fasonëve, si dhe për veshjet e këpucët.

Janë masa të cilat sipas kryeministrit Sali Berisha synojnë të mbrojnë dhe nxisin prodhimin vendas si dhe të krijojnë vende të reja pune. Po ashtu është parashikuar edhe një sisitem i ri taksimi për automjetete

Parlamenti miratoi sot edhe dekeretet e presidentit për emërimin e dy ministrave të rinj në kabinetin e kryeministrit Berisha.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG