Lidhje

Shqipëri, parlamenti përfshihet nga momente të forta tensioni

  • Armand Mero

Në Shqipëri parlamenti u përfshi në momente të forta tensioni kur duhej të niste procesi i votimit për kandidaturat për një anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pasi u vendos që procesi të kryhej me fletë votimit, debati shpërtheu për procedurat e firmosjes së fletëve të votimit. Opozita kundërshtoi kërkesën që fletët të firmosen nga anëtarët e komisionit të votimit në momenin që tërhiqet nga deputeti, pasi ajo mund të bëhej me shenjë që do të identifikonte votën. Mes polemikave kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli vendosi që të ndryshohet mënyrë e votimit duke kaluar menjëherë në atë elektronik në përfundim të të cilit u zgjodh kandidati i shumicës Elvis Cefa.

Lidhur me keto zhvillime, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli në një deklaratë u shpreh për dhunë të ushtruar në sallën e parlamentit nga deputetët socialist, ndërsa zoti Ruci do e quante deklaratën e saj një fletërrufe. Socialistët deklaruan se do të vendosin edhe për qëndrimin politik që do të mbajnë ndaj kësaj ngjarjeje.

Votimi i sotëm pritej me interes, duke qenë se përballë kandidaturës se demokratëve, zotit Elvis Cefa, socialistët me një lëvizje të papritur propozuan zotin Ardian Visha, avokat i ministrit aktual të Mjedit Fatmir Mediu në cështjen Gërdeci, i cili potencialisht mendohej se mund të tërhiqte edhe vota të tjera nga radhët e shumicës, duke prishur kështu ekuilibrat e brendshëm të saj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG