Lidhje

Shqipëri: Parlamenti voton kundër dekretit të presidentit për ligjin e mbetjeve

  • Armand Mero

Shqipëri: Parlamenti voton kundër dekretit të presidentit për ligjin e mbetjeve

Shqipëri: Parlamenti voton kundër dekretit të presidentit për ligjin e mbetjeve

Në Shqipëri parlamenti votoi, pas afër 9 orësh debate të gjata, kundër dekretit të presidentit Bamir Topi i cili kishte kthyer pas ligjin për mbetjet, ku mes të tjerash parashikohet dhe importimin e tyre.

Me këtë vendim u cili i morr vetëm me 73 vota te së djathtës, i hapet rrugë kështu hyrjes në fuqi të këtij ligji i cili ka shkaktuar polemika të shumta prej disa javësh.

Opozita votoi kundër duke shprehur shqetësimin se sipas saj "vendi rrezikon të kthehet në një depozitë plehrash".

Kryetari socialist Edi Rama përmes një mesazhi në faqen e tij Twitter e konsideroi “tradhëtinë më të madhe kombëtare, lejimin e sjelljes së mbetjeve nga jashtë në kushtet kur ka një milion ton plehra rrugëve”.

Kryeministri Sali Berisha nga ana e tij foli për një koordinim mes opozitës dhe kreut të shtetit Topi, i cili ka lënë të kuptohet qartë se synon që në përfundim të mandatit të tij të krijojë një forcë të re politike të së djathtës.

Sipas zotit Berisha “po gërmohet nëpër plehra për të nxjerrë vota për partickat e reja”. Kryeministri tha se importimi i mbetjeve ishte parashikuar që në 2002 nga një ligj i miratuar nga qeveria socialiste në atë kohë. “Ligji ynë i kufizon nga mbi 400 në 50, kategoritë që lejohen të importohen dhe të gjitha janë jo toksike e përdoren për riciklim”.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci parlajmëroi megjithate, vazhdimin e aksionit të opozitës për të kundërshtuar këtë ligj. Socialistët kanë lënë të hapur edhe mundësinë e kërkesës për një referendum.

XS
SM
MD
LG