Lidhje

Shqipëri, partitë e vogla diskutojnë qëndrimin e tyre mbi reformën zgjedhore


Shqipëri, partitë e vogla diskutojnë qëndrimin e tyre mbi reformën zgjedhore
Shqipëri, partitë e vogla diskutojnë qëndrimin e tyre mbi reformën zgjedhore

Në Shqipëri partitë e vogla të të dy krahëve politik u mblodhën sot për të unifikuar qëndrimin e tyre mbi reformën zgjedhore diskutimet për të cilën pritet të nisin së shpejti. Ato propozuan që sistemi aktual zgjedhor, proporcional rajonal të përmirësohej në mënyrë që të barazohej vlefshmëria e votës. Sipas sistemit akrtual, numri i votave të nevojshme për të siguruar një vend në parlament ndryshon nga qarku në qark në varësi të numrit të zgjedhësve. Për këtë arsye partitë e vogla kërkojnë që pa ndërhyrë në kushtetute të mund të parashikohet një korrektim kombëtar. Po ashtu partitë kërkuan të parashikohej votim elektronik dhe një përfaqësim i tyre në administrimin e zgjedhjeve apo realizimin e këtij procesi përmes njerëzve teknik.

XS
SM
MD
LG