Lidhje

Shqipëri: Pavarësia e drejtësisë në qendër të një konference për gjykatat

  • Armand Mero

Në Shqipëri rëndësia e një Drejtësie të pavarur dhe të paanshme ishte sot në qendër të diskutimeve që po mbahen në Tiranë ku është mbledhur konferenca e Gjykatave të larta të vendeve të Europës qendrore dhe Lindore. Presidenti Bamir Topi, kërkoi që gjyqtarët të jenë të parët që të ruajnë të pastër drejtësinë dhe pavarësinë e institucioneve demokratike. Për një sistem larg ndikimit politik dhe gjyqtarë që të mos jenë mbi ligjin foli dhe ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu. Ndërsa kryetarja e gjykatës së lartë shqiptare Shpresa Becaj renditi një sërë problemesh të shkaktuara sipas saj edhe nga debatet institucionale dhe politike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG