Lidhje

Shqipëri: PD hap fushatën zgjedhore me Lulzim Bashën si kandidat zyrtar për Tiranën

  • Armand Mero

Shqipëri: PD hap fushatën zgjedhore me Lulzim Bashën si kandidat zyrtar për Tiranën

Shqipëri: PD hap fushatën zgjedhore me Lulzim Bashën si kandidat zyrtar për Tiranën

Në Shqipëri partia demokratike hapi mbrëmë fushatën për kryeqytetin. Kandidati i saj ish ministri i Brendshëm Lulëzim Basha prezantoi edhe pikat e programit dhe premtimet e tij kryesore ndërsa u përpoq që t’i qëndronte larg një debati me karakter politik me rivalin e tij, kryetarin socialist Edi Rama i cili do të rikandidojë për një mandat të katërt. Ai deklaroi se kryeqytetit i nevojitet një kryetar që të punojë e mendojë vetëm për bashkinë, duke u shprehur se rivali i tij ka hyrë në garë se kërkon të bëhet kryeministër.

Kandidati demokrat pë bashkinë e Tiranës, ish ministri i Brendshëm Lulëzim Basha duket se synon të shfaqet me një profil të ndryshëm dhe ta mbajë debatin për kryeqytetin larg ndikimit të konfliktit të gjatë politik mes shumicës dhe opozitës. Kjo u duk edhe në fjalën e kryeministrit Sali Berisha i cili u mor vetem duke ngritur vlerat e zotit Basha dhe shmangu cdo lloj sulmi ndaj zotit Rama, aktiviteti i të cilit si kryetar Bashkie në mënyrë të përsëritur ka qenë objekt i sulmeve të tij. Në ndryshim nga fushatat e tjera, të paktën me atë cka u pa mbrëmë, zoti Basha ka zgjedhur të përqëndrohet në problemet e shumta të Tiranës, por jo duke i vënë shenjën e mohimit gjithshkaje, pavarësisht tablose së zymtë që ai i bëri kryeqytetit vecanërisht për drejtimin në vitet e fundit

"Realiteti i sotëm është përherë e më rraskapitës për banorët e Tiranës. Vendet e punës janë të pakta, çmimet e strehimit të larta, bllokimet e trafikut të përhershme, ndotja e gjithëpranishme, parqet dhe lulishtet të pamjaftueshme, shkollat te mbingarkuara, taksat bashkiake tepër të larta dhe korrupsioni mjaft i përhapur".

Socialistët e kanë bërë të qartë se këto zgjedhje do të jenë për ta një test force me shumicën pas dy vjet përplasjesh të gjata me shumicen, duke i mëshuar faktit se përballja e tyre është në fakt përballje me qeverinë e kryeministrit Sali Berisha. Dhe kandidati demokrat duket se kërkon pikerisht të devijojë betejën për Tiranën nga kjo linjë e shtruar prej opozitës:

"Qytetaret e Tiranes presin me shume se britma indinjate dhe beteja politike. Problemet e qytetit janë tepër të mëdha, sfidat e tyre tepër urgjente dhe bastet për të ardhmen tone teper te larta për të lejuar teatrin politik të radhës të vazhdojë të shfryjë plot mllef dhe hipokrizi. Sot është koha për t’ u ndarë nga keto shfaqje njeherë e mirë. Është koha për t’ju përveshur punës, për të vënë Tiranen te parën, njerezit te paret. Prandaj sot nuk vij para jush për t’ju ndarë në një betejë tjetër politike. Perkundrazi, ju ftoj sonte nga kjo foltore te bashkohemi për ta vënë Tiranën të parën, për të ndërtuar se bashku të ardhmen europiane të këtij qyteti".

Zoti Basha renditi mbrëmë piketat dhe premtimet e tij për kryeqytetin:

"Unë do punoj për të luftuar çmimet e larta në këtë qytet. Akti im i parë do jetë krijimi i nje Agjensie Bashkiake te Mbrojtjes se Konsumatorit. Akti im i dytë si Kryebashkiak do të jetë krijimi i TaskForces për Punësimin. Misioni im është hapja e 30 mijë vendeve të punës në dy vitet e ardhshme. Si Kryebashkiaku juaj, unë do të heq rreth 60 taksa dhe tarifa vendore dhe do të ul 2 deri në 5 herë taksat dhe tarifat që mbesin. Ne duhet të ndërtojmë më shumë shkolla. Ne kemi nevojë të investojmë në infrastrukturë. Tirana ashtu si çdo kryeqytet Europian do te kete tramvajin e saj. Unë angazhohem sot para jush për ndërtimin e një Parku tjetër të Madh të Tiranës".

Demokratët pritet të mblidhen nesër, në këshillin kombëtar për të diskutuar mbi kandidaturat e tjera në bashkitë dhe komunat e vendit.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG