Lidhje

Shqipëri, përplasje mes ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë


Shqipëri, përplasje mes ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë
Shqipëri, përplasje mes ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë

Në Shqipëri, ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria janë përplasur lidhur me dënimin me dy vjet burg të djalit të deputetes socialiste Luiza Xhuvani, i akuzuar për vrasje.

Ministria e Drejtësisë nisi një inspektim lidhur me këtë çështje, dhe i ka kërkuar presidentit Bamir Topi dhe kryeprokurores Ina Rama, të nisin procedimin disiplinor ndaj prokurorit të çështjes dhe drejtuesit të prokurorisë së Tiranës.

Sipas ministrit Eduard Halimi, është e paparanueshme të kërkohen vetëm dy vjet burg ndaj agresorëve të jetës së qytetarëve. Prokuoria reagoi menjëherë duke e cilësuar aktin e ministrisë së Drejtësisë si një ndërhyrje të rëndë në funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të Drejtësisë dhe presion të hapur ndaj gjykatës e prokurorisë, në një kohë kur, sipas saj, nuk janë shterruar të gjitha shkallët e gjykimit.

Kjo deklaratë solli një tjetër përgjigje sot nga ana e ministrisë, e cila thekson se inspektimi është bërë konform kushtetutës dhe se prokurorja e përgjithshme duhet të qëndrojë larg deklarimeve emocionale.

XS
SM
MD
LG