Lidhje

Shqipëri: Përplasje mes të majtëve mbi reformën zgjedhore


Në Shqipëri e majta është përfshirë në polemika të cilat e kanë bazën në procesin e reformës zgjedhore. Aleatët e Partisë socialiste folën sot me tone të ashpra ndaj forcës më të madhe opozitare, duke akuzuar socialistet se po bashkëpunojne me shumicën në dëm të interesave të partive të vogla. Kryetari socialist Edi Rama u kundërpërgjigj duke u shprehur për një reagim në tym të aleatëve e duke saktësuar se për cështjen e sistemit zgjedhor nevojitet edhe konsensusi i shumicës së djathtë.

XS
SM
MD
LG