Lidhje

Komision për emërimet e shkarkimet në Policinë e Shtetit


Parlamenti shqiptar miratoi në mbrëmje me mirëkuptim ngritjen e një komisioni hetimor për emërimet dhe shkarkimet në policinë e Shtetit pas anesave të përsëritura të opozitës për shkelje ligjore në këtë drejtim. Komisioni hetimor i propozuar nga Partia Demokratike u votua me 106 vota pro dhe vetëm tre vota pati kundër. Opozita kërkoi që të kryhet një hetim i detajuar mbi lëvizjet e titullarëve dhe drejtuesve të policisë së shtetit në muajt e fundit pas dyshimeve që janë shkelur ligjet në shumë raste të emërimeve dhe shkarkimeve të zyrtarëve.

Opozita mendon se ky do të jetë një hetim i rëndësishëm për forcat e rendit dhe se kjo ishte një e drejtë kushtetuese për opozitën. Sipas një plani fillestar, do të hetohen së pari shkarkimet dhe emërimet në policinë e Shtetit gjatë 4 muajve të fundit. Për ngritjen e këtij komisioni u arritën 106 vota pro dhe vetëm tre vota kundër. Kjo ishte kërkesë që bëhej nga një e katërta e parlmamentit.

Ky komision me 15 deputetë pritet të kryesohet nga opozita. Megjithatë, deputetë të Partisë Demokratike pohuan se shumica socialiste duhet të tregojë një konsensus të mirëfilltë, duke zhbërë edhe aktet pa mirëkuptim të miratuara deri tani. Nga ana e saj, shumica socialiste kërkoi që opozita të rishikojë planin për ngritjen e këtij komisioni. Qeveria socialiste pohon se ka forcuar kriteret ligjore për policinë e shtetit, duke e pastruar atë nga paaftësia, nepotizmi dhe politizimi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG