Lidhje

Shqipëria mbyll presidencën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

  • Armand Mero

Berisha KiE

Berisha KiE

Shqipëria mbylli sot presidencën e radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës me organizimin e një konference ku morën pjesë përfaqësues të 47 vendeve anëtare

Kryeministri Sali Berisha ndërsa vlerësoi angazhimin e Shqipërisë gjatë presidencës së Këshillit të Europës, kërkoi edhe një herë nga ky organizëm që të angazhojë një numër sa më të madh vëzhguesish për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të zhvillohen në qershor të vitit të ardhshëm.

Ndërsa nga ana e tij presidenti Bujar Nishani kërkoi një angazhim më të madh të Këshillit të Europës në Kosovë. “Pavarësisht qëndrimeve mbi çështjen e statusit, të gjitha vendet anëtare duhet të mbështesin një prani më të madhe të Këshillit në Kosovë dhe forcimin e kontakteve direkte në të gjitha nivelet”, tha zoti Nishani duke përsëritur qëndrimin e Shqipërisë se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Europës.

Shqipëria mori kryesimin e Komitetit të Ministrave në muajin maj dhe sot simbolikisht i dorëzoi Andorrës, celësin e presidencës së radhës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG