Lidhje

Shqipëri: Presidenti Topi përsërit thirrjen për dialog mes faktorëve politikë

  • Armand Mero
  • Tiranë

Shqipëri: Presidenti Topi përsërit thirrjen për dialog mes faktorëve politikë

Shqipëri: Presidenti Topi përsërit thirrjen për dialog mes faktorëve politikë

Për presidentin e Shqipërisë Bamir Topi projekti i nisur 98 vjet më parë me shpalljen e pavarësisë është ende i papërfunduar.

“Integrimi i plotë dhe zyrtar i Shqipërisë ë Bashkimin europian është përmbyllja me sukses e tij”, theksoi ai në fjalën që mbajti në fillim të pritjes së organizuar me rastin e 28 Nëntorit. “Që nga ajo periudhë e shpalljes së pavarësisë - tha më tej kreu i shtetit - edhe rajoni i Ballkanit nuk ka qenë i qetë, kjo - nënvizoi ai- edhe për shkak të faktit se zgjidhjet e diktuara nga faktorët ballkanas dhe jashtë tij nuk e morrën parasysh kurrë realitetin dhe ndikimin e faktorit shqiptar në këtë hapësirë.

Sot pas gati njëqind vjetësh kjo hapësirë – vuri në dukej presidenti Topi - është më e paqtë, më e sigurtë dhe më demokratike, sepse më në fund iu ka dhënë një zgjidhje çështjes shqiptare”.

Me në krah kryeministrin Sali Berisha dhe përballë tij, mes të ftuarve të tjerë kryetarin e opozitës Edi Rama, presidenti Topi, shfrytëzoi mesazhet që përcon një ngjarje e shënuar si festa e pavarësisë, për të përsëritur edhe një herë thirrjen për dialog e kompromis mes aktorëve politikë:

“Sublimiteti i kësaj dite dhe kujtimi i atyre atdhetarëve, të cilët kontribuan për të, na rikujtojnë një mësim të madh të historisë: Shqipëria dhe shqiptarët i kanë zgjidhur çështjet e tyre themelore sa herë palët i kanë lënë mënjanë interesat personale, klanore apo edhe politike.Kompromisi në respekt dhe në shërbim të ligjit është forcë dhe jo dobësi. Dialogu është zgjidhja e vetme e problemeve. Logjika e përfshirjes dhe jo e përjashtimit është baza e suksesit dhe parimi themelor i pluralizmit”.

Sipas kreut të shtetit, ngadalësimi i procesve integruese është i pajustifikueshëm dhe përgjegjësia bie mbi të gjithë theksoi ai:

“Do të uroja që në jetën parlamentare, e cila është mishërim i vetë demokracisë, qeveria dhe opozita, nëpërmjet debatit dhe kundërvënies e argumentimit të alternativave të frytshme, të gjejnë vullnetin për të miratuar ligje në interes të qytetarëve, të vendit e të proceseve integruese si kryefjalë të aksionit tonë të përbashkët politik, ngadalësimi i të cilit nuk pranon asnjë lloj justifikimi dhe nuk përjashton askënd nga përgjegjësia përballë qytetarëve të këtij vendi”.

Thirrja e kreut të shtetit vjen kur klasa politike po kalon një nga krizat më të gjata pa ju afruar zgjidhjes, kur shumica e opozita jo vetëm nuk po gjejnë prej një viti e gjysëm gjuhën për tejkalimin e ngërcit, por vazhdojnë ende të dëshmojnë dallime edhe në ditët e festave.

Ndonëse zyrtarisht vendi ka dy data të ndara për dy ngjarje të vecata historike sic është pavarësia me 28 Nëntor dhe dita e Clirimit më 29 Nëntor, është bërë gati normale që e djathta sic ka bërë për vite me radhë, t’i festojë të dyja më 28 Nëntor, ndërsa e majta përkundrazi t’i përmbahet datave që janë festuar historikisht e për pasojë të ushqejnë ndarje edhe në ditët që duhet të frymëzojnë afrim.

XS
SM
MD
LG