Lidhje

Shqipëri: Presidentja e "ACR" përsëri thirrje minatorëve në protestë për bisedime


Shqipëri: Presidentja e "ACR" përsëri thirrje minatorëve në protestë për bisedime
Shqipëri: Presidentja e "ACR" përsëri thirrje minatorëve në protestë për bisedime

Në Shqipëri, presidentja e kompanisë austriake "ACR" e cila administron minierën e Bulqizës i bëri sot thirrje minatorëve në protestë që të ulen bashkarisht për të gjetur zgjidhjet e kërkuara.

Presidentja e "ACR", Skatche Depich ju drejtua me një mesazh minatorëve duke ftuar që një përfaqësi e tyre prej katër personash të uleshin e të bisedonin me të. Ajo ka saktësuar se përfaqësuesit duhet të ishin vetëm punonjës të minierës, duke përjashtuar kështu mundësinë e bisedimeve me drejtuesit e sindikatave.

Presidentja e "ACR" ka premtuar se përvec përmirësimit të kushteve të punës do të punohet edhe për hapjen e galerive të tjera të thellësisë, një tjetër kërkesë e nminatorëve kjo. Ne mesazhin e saj nënvizohet se kompania vazhdon të jetë e hapur për bisedime me minatorët për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre, pjesën më të madhe të së cilave kompania deklaron se i ka plotësuar.

Pasdite sindikata e minatorëve pati një takim edhe me nënkryetarin e Bashkisë së Bulqizës për të diskutuar rreth propozimeve të kompanisë austriake, por edhe pas këtij takimi gjendja nuk ka ndryshuar dhe minatorët refuzojnë përjashtimin e sindikatës nga bisedimet.

Protestat në Bulqizë kanë nisur që prej afro dy muajsh dhe minatorët deklarojnë se në mungesë të një marrëveshje këto protesta do përshkallëzohen më tej.

XS
SM
MD
LG