Lidhje

Shqipëri: Prokuroria i kërkon SHBA të mbështesë hetimet mbi dhunën e 21 janarit


Shqipëri: Prokuroria i kërkon SHBA të mbështesë hetimet mbi dhunën e 21 janarit

Shqipëri: Prokuroria i kërkon SHBA të mbështesë hetimet mbi dhunën e 21 janarit

Prokuroria shqiptare i kërkoi sot SHBA që të mbështesë hetimet mbi ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Prokurorja Ina Rama njoftoi se i ka drejtuar ambasadës amerikane këtë kërkesë me besimin se përgjigja do të jetë pozitive.

Në konferencën e prokurores foli edhe ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, i cili u bëri thirrje partive që të shtyjnë ose anullojnë tubimet që kanë lajmëruar për të premten dhe të shtunën.

Prokurorja e Shqipërisë, Ina Rama deklaroi sot se i ka kërkuar mbështetje teknike SHBA për një hetim të besueshëm dhe profesional mbi ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.

Zonja Rama deklaroi në një konferencë shtypi në mesditë se mbështetja teknike kërkohet nga SHBA për ekspertizë laboratorike të detajeve hetimore për të shtuar saktësinë dhe besueshmërinë e procesit hetimor.

Ajo theksoi se të gjithë hetuesit e kryeqytetit janë të përfshirë në punën për të mbledhur prova dhe fakte që do të ndihmojnë hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Zonja Rama tha se kemi të bëjmë me hetime për vrasje e dhunë. Hetuesit tha ajo janë në veprimet e para hetimore, por përfundimet e hetimeve do të dalin më vonë. Ajo saktësoi se ka tur një keqkuptim për ndalimin e kërkuar për drejtuesit e Gardës; ato nuk ishin fletë arreste, por ishin urdhra ndalimi. Zonja Rama tha se akome besonte që nëse do të ishin zbatuar qysh atë natë, atëherë do të ishin marrë informacione të rëndësishme për hetimin.

Me kërkesën ndaj SHBA për mbështetje ne tha zonja Rama po përpiqemi që të ngrejmë besueshmërinë e hetimit në nivelin më të alrtë të mundshëm, duke kërkuar asistencën teknike më të mirë të mundshme.

Hetimet tha ajo do të jenë, të paanshme, të pavarura, profesionale dhe të besueshme. Ajo hodhi poshtë kritikat e maxhorancës sit ë motivuara politikisht. Parlamenti mund të ngrejë komisione hetimore, se është një qëndrim i politikës, ndërsa hetuesia do të vazhdojë punën e vet.

Ai tha se ende jemi të tronditur dhe të trishtuar nga ngjarjet e të premtes. Sipas ligjit shqiptar, prokuroria është organi i vetëm që kryen hetime. SHBA konfirmojnë mbështetjen e plotë për këtë hetim. Do ta lexoj me kujdes këtë kërkesë, tha ai, dhe do ta dërgojmë në Uashington. Mendoj se përgjigja do të jetë positive, por detajet do të diskutohen me kujdes.

Ai theksoi se edhe Berisha, Rama dhe politkanë të tjerë kanë kërkuar mbëtetje ndërkombëtare për hetimet, dhe njëlloj edhe prokurorja kërkoi ndihmën e SHBA.

Ambasadori amerikan u bëri thirrje PD dhe PS që të rivlerësojnë mundësinë e shtyrjes ose të anullimit të tubimeve që kanë lajmëruar për të premen dhe të shtunën.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG