Lidhje

Shqipëri: Prokuroria kërkon dënimin me dy vjet burg të Ilir Metës

  • Armand Mero
  • Tiranë

Shqipëri: Prokuroria kërkon dënimin me dy vjet burg të Ilir Metës

Shqipëri: Prokuroria kërkon dënimin me dy vjet burg të Ilir Metës

Në Shqipëri prokuroria kërkoi sot dënimin me dy vjet burg dhe pagesën e një gjobe prej afër 10 mijë dollarësh për ish zëvendëskryeministrin Ilir Meta.

Ai akuzohet për korrupsion në procesin e nisur ndaj tij pas publikimit të videos së një bisede me ish ministrrin e Ekonomisë Dritan Prifti, në të cilën sipas prokurorisë, ai ndërhyn duke kërkuar favore për licenca e tendera në këmbim të ryshfetit.

Po sot mbrojtja e zotit Meta kërkoi shpalljen e tij të pafajshëm për mungesë faktesh. Gjykata e lartë njoftoi se do të japë vendimin e saj mbi këtë ҫështje më 16 Janar

XS
SM
MD
LG