Lidhje

Protesta gjatë ceremonive përkujtimore për ushtarët grekë

  • Raimond Kola

Në Shqipëri, në jug të vendit, dhjetra aktivistë të disa subjekteve politike protestuan sot ndaj një ceremonie në përkujtim të ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës italo-greke në territorin shqiptar.

Në Urën e Dragotit, disa kilometra larg Përmetit, aktivistë të Aleancës Kuqezi, Partisë Drejtësi dhe Integrim dhe Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova u mblodhën me flamuj kombëtare për të penguar pjesëmarrësit në këtë ceremoni. Kalimi i disa diplomatëve greke dhe përfaqësuesve të Partisë së të Drejtave të Njeriut u shoqërua me tensione tek protestuesit, por policia ndërhyri për të frenuar incidentet.

Aktivistët u zhvendosën më pas pranë varrezës së ushatarëve grekë në Këlcyrë, ku u mbajt një meshë përkujtimore, ku morën pjesë edhe pjesëtarë të familjeve të ardhura nga Greqia, diplomatë greke dhe përfaqësues te jetës politike të pakicës greke në Shqipëri.

Prej disa vitesh kjo ceremoni kryhet në këto varreza ditën kur në Greqi shënohet ngjarja historike kur vendi i tha jo pushtimit nga Italia fashiste. Oratorët hodhën parulla kundër këtyre ceremonive brenda territorit të Shqipërisë, të cilat sipas tyre, cënojnë integritetin e shtetit shqiptar. Protestuesit hodhën vezë ndaj organizatorëve të ceremonisë, ndërkohë që policia ndërhyri për të shmangur incidentet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG