Lidhje

Shqipëri, PS i kërkon kryeministrit Berisha të shpjegojë qëndrimin


Shqipëri, PS i kërkon kryeministrit Berisha të shpjegojë qëndrimin
Shqipëri, PS i kërkon kryeministrit Berisha të shpjegojë qëndrimin

Në Shqipëri, Partia Socialiste i kërkoi sot sërish kryeministrit Sali Berisha të shpjegonte qëndrimin e tij për secilën nga pikat e propozuara prej tyre në paktin ofruar shumicës. Kryetari socialist Edi Rama tha se kryeministri, sipas tij, duhet të shprehet nëse është dakord që të realizohen bashkërisht reformat që do t'i hapnin rrugën, sipas tij, afrimit të vendit me Bashkimin Evropian. Shumica, nga ana e saj, është shprehur e gatshme vetëm për reformën zgjedhore dhe ndryshimin e rregullores, ndërkohë që e ka cilësuar paktin e ofruar nga socialistët si një paketë ultimatumesh dhe kushtesh për të penguar, sipas saj, procesin e integrimit të vendit.

XS
SM
MD
LG