Lidhje

Shqipëri, Rama përsërit thirrjen për zgjidhjen e situatës së tendosur politike


Shqipëri, Rama përsërit thirrjen për zgjidhjen e situatës së tendosur politike
Shqipëri, Rama përsërit thirrjen për zgjidhjen e situatës së tendosur politike

Në Shqipëri kryetari i partisë socialiste Edi Rama përsëriti sot thirrjen për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e tendosur politike në vend, ndërsa depuetët socialistë dhe mbështetësit e tyre vazhdojnë grevën e urisë në ditën e 19-të.

Numri i grevistëve që lenë tendën e ngritur përpara selisë së kryeministrisë është gjithënjë e më i madh duke shkuar në afër 70 persona të dërguar në spital.

Ndërsa nuk ka ende asnjë sinjal për një dialog për arritjen e një zgjidhjeje. Dje presidenti Bamir Topi u shpreh se zgjidhja sipas tij është më shumë çështje e vullnetit politik pasi siç u shpreh ai mekanizmat ligjor nuk mungojnë. Opozita duket e vendosur të mos terhiqet nga protesta e saj duke parlajmëruar se shumë të tjerë janë të gatshëm të vazhdojnë grevën e urisë.

XS
SM
MD
LG