Lidhje

PD kundërshton qëndrimin e socialistëve

  • Armand Mero

Partisë socialiste ka kërkuar që procesi i heqjes apo kufizimit të imuniteteve të shoqërohet edhe me ndryshime të tjera kushtetuese

Në Shqipëri Partia Demokratike kundërshtoi sot qëndrimin e partisë socialiste e cila ka kërkuar që procesi i heqjes apo kufizimit të imuniteteve të shoqërohet edhe me ndryshime të tjera kushtetuese që do të garantonin sipas saj një pavarësi më të madhe për sistemin e drejtësisë

Kryetari socialist Edi Rama tha dje se opozita nuk mund të japë konsensusin për imunitetet pa u diskutuar edhe propozimet e tyre sipas të cilave, ndër të tjera, anëtarët e gjykatës kushtetuese dhe të asaj të Lartë duhet të zgjidhen me tre të pesta e votave për të shmangur ndikimin e shumicës mbi drejtësinë, këmbëngulin socialistët.

Por sipas partisë demokratike me këto qëndrime opozita kërkon të bëjë pazar me votimin si dhe synon të vendosë kushtetutën e sundimit të pakicës. E gjitha kjo sipas demokratëve më qëllim që t’i garantojë një kupole njerëzish në partinë socialiste “pasurimin e tyre të paligjshëm”, tha zëdhënësja Silvi Bardhi. Demokratët ftuan edhe një herë socialistët që të votojnë së bashku më datë 6 gusht, heqjen e imuniteteve.

Por sipas socialistëve nëse palët do të binin dakort për të shqyrtuar paketën e ndryshimeve të propozuar prej tyre, i gjithë procesi mund të realizohej brenda shtatorit, gjë e cila sipas kryetarit socialist do t’i jepte Shqipërisë një shans të vërtetë tha ai, për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Lidhur me imunitetet të dy palët kanë qëndrime që dallojnë por nuk ndryshojnë në thelb. Nesër është afati i fundit kur duhet të merret një vendim për këtë cështje përpara se parlamenti të shprehet me votë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG