Lidhje

Shqipëri: Rrëzohet një kandidaturë për anëtar të Gjykatës së lartë

  • Armand Mero

Shqipëri: Rrëzohet një kandidaturë për anëtar të Gjykatës së lartë

Shqipëri: Rrëzohet një kandidaturë për anëtar të Gjykatës së lartë

Në Shqipëri komisioni i ligjeve rrëzoi sot kandidadurën e Sokol Çomos të dekretuar nga presidenti Bamir Topi për gjyqtar të Gjykatës së lartë ndërsa pranoi atë të Mehdi Bicit dhe pritet të shprehet për emrin e tretë atë të Vehxhi Muçmatës. Anëtarët e djathtë të komisionit e cilësuan si kandidaturë me mbështetje politike të së majtës atë të zotit Sokol Çomo për shkak se gjatë qeverisjeve socialiste ai ka qenë Zëvendësministër i Drejtësisë apo edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i propozuar sipas tyre nga e majta. Anëtarët socialistë të komisionit u larguan nga mbledhja pasi u refuzua kërkesa e tyre që t'u jepej kohë për t'u njohur me relacionet e përgatitura mbi kandidaturat. Më pas në përfundim të mbledhjes së grupit të tyre parlamentar, socialistët përmes deputetit Sajmir Tahiri e cilësuan qëndimin e shumicës si një përpjekje për të imponuar konformitetin dhe bindjen politike ndaj partisë në pushtet si kriterin e vetëm për të marrë pëlqimin e parlamentit për anëtarë të gjykatës së lartë. Komisioni i ligjeve aprovoi kandidaturën e Mehdi Bicit dhe pritet të shprehet për atë të zotit Vehxhi Muçmata. Disa javë më parë deputetët e shumicës së djathtë hodhën poshtë me votim dhe një tjetër kandidatirë të presidentit Bamir Topi për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

XS
SM
MD
LG