Lidhje

Shqipëri, rrëzohet përdorimi i termit 'kombësi' në ligjin për gjendjen civile


Shqipëri, rrëzohet përdorimi i termit 'kombësi' në ligjin për gjendjen civile
Shqipëri, rrëzohet përdorimi i termit 'kombësi' në ligjin për gjendjen civile

Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë përdorimin e termit kombësi në ligjin për gjendjen civile duke e quajtur ate si ne kundershtim me percaktimet e kushtetutes së vendit.

Sipas gjykatës përfshirja e këtij termi binte ndesh me dy nene të kushtetutës. Së pari deklarimi i kombësisë nuk është i detyrueshëm ndërkohë që ligji i gjendjes civile e bënte atë të tillë. Nga ana tjetër, kombësia vlerësohet si një element i të dhënave personale dhe gjykata kushtetuese ka vlerësuar se nuk ekzistojnë garancitë për mbrojtjen e kësaj të dhëne.

Çështja në gjykatën kushtetuese u dërgua nga disa gjykata të vendit. Përfshirja e termit kombësi në ligjin e gjendjes civile e për pasojë pasqyrimi i saj në certifikatat personale, u interpretua edhe si një mundësi për ndryshimin e kombësisë duke qenë se dy vitet e fundit ishte vënë re një rritje e kërkesave për ndryshimin e kombësisë në gjykatat e rretheve jugore të vendit.

Vendimi i Gjykatës megjithatë nuk ka asnjë ndikim në procesin e regjistrimit të popullsisë që pritet të nis në tetor e që është shoqëruar me debate edhe për shkak të përfshirjes së pyetjes mbi kombësinë.

XS
SM
MD
LG